Bletët shtyjnë miqësoren e futbollit NULL NULL 27.07.2015 14:26 27.07.2015 14:26 Loja miqësore para sezonale e Oldham Atheltic’s kundër Blackburn Rovers e luajtur gjatë vikendit është dashur të shtyhet për disa minuta pasi një turmë mysafirësh të paftuar sulmuan fushën dhe ndërtuan kampin e tyre në njërën nga shtyllat e portës. Gjersa po e inspektonte fushën para fillimit të lojës,gjyqtari ka vërejtur që njëra nga portat është e rrethuar nga një tufë e madhe bletësh,shkruan www.whoateallthepies.tv,transmeton Klan Kosova. Fatmirësisht, një bletar lokal ishte në gjendje të shkoj në Boundary Park dhe pastroj turmën e bletëve duke i futur në një kuti kartoni dhe largoj nga fusha e lojës.