Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Bletët” ia rrezikojnë Villas top katërshen në Premier League

NULL NULL
06.04.2024 18:08

Aston Villa dhe Brentforfdi kanë barazuar me rezultat 3-3, në kuadër të xhiros së 31-të në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Ollie Watkins, në minutën e 39’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Morgan Rogers e dyfishoi epërsinë e Villas, me një gol në minutën e 46’.

“Bletët” u ktheyn në lojë duke realizuar brenda dy minutave. Fillimisht shënoi Mathias Joergensen, në minutën e 59’, teksa Bryan Mbeuerno e barazoi rezultatin në minutën e 61’.

Mysafirët nuk ndaluan pasi e shënuan edhe golin e epërsisë në minutën e 68’, me anë të Yoane Wissas.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën golin e barazimit në minutën e 80’, me anë të Ëatkins. Më ndeshja nuk prodhoi gola dhe u mbyll me shifrat 3-3.

Aston Villas pas barazimit mbetet në vendin e katërt me 60 pikë pas 32 xhirove, teksa Brentfordi në pozitën e 16-të me 29 sosh. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme