Blerando flet për këngën e re, dhuratë nga BBVK (VIDEO) NULL NULL 25.04.2026 19:38 25.04.2026 19:38 Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2 dhe artisti Blerando ka zbuluar detaje për këngën e tij më të fundit, “Ki me pa”, e realizuar në bashkëpunim me Klementin, projekt ky që u realizua në studion e artistit Alper Atakan. Blerando ka treguar se ky bashkëpunim i është mundësuar nga vetë BBVK, dhe ai ndihet shumë mirënjohës për këtë. “Duhet të shpreh një mega falënderim ndaj BBVK që më mundësoi realizimin e këtij projekti. Bashkëpunimi ka qenë fantastik”, tha ai për “Prive” në Klan Kosova. Kënga “Ki me pa” i dedikohet dashurisë dhe premton të jetë një hit i verës për fansat e artistit.