Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Black Adam” kryeson arkat e Amerikës së Veriut me 67 milionë dollarë

NULL NULL
24.10.2022 20:34

“Black Adam” i Dwayne Johnson është filmi numër një në Amerikën e Veriut, duke fituar 67 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë.

Në vendin e dytë është “Ticket to Paradise” me 16.3 milionë dollarë, i ndjekur nga “Smile” në vendin e tretë me 8.4 milionë dollarë, “Halloween Ends” me 8 milionë dollarë në të katërtin dhe “Lyle, Lyle Crocodile” në pozitën e pestë me 4.2 milionë dollarë.

“The Woman King” në pozitën e gjashtë me 1,9 milionë dollarë, “Terrifier 2” në të shtatën me 1,8 milionë dollarë, “Don’t worry darling” në vendin e tetë me 880 mijë dollarë, “Amsterdam” në vendin e nëntë me 818 mijë dollarë dhe “Triangle of Sadness ” në të dhjetën me 600 mijë dollarë, njoftoi BoxOfficeMojo.com të dielën.

Top 10 filmat e kësaj fundjave fituan rreth 110 milionë dollarë, krahasuar me Top 10-shen të fundjavës, i cili fitoi rreth 73 milionë dollarë me “Halloween Ends” në krye.

lajme të ngjashme