Rasti tragjik në Bjeshkët e Junikut: Viktimat janë burrë e grua NULL NULL 25.12.2023 14:57 25.12.2023 14:57 Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Bjeshkët e Junikut. Dy persona janë gjetur të vdekur në një stan (Shtëpizë banimi) atje. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se viktima janë bashkëshortë (burrë dhe e grua). “Dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma. Viktima dyshohet se janë asfiksuar”, tha Gashi. “Për detaje tjera do t’ju informojmë me kohë”, theksoi ai. Rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu. Klankosova.tv mësojnë se viktimat janë Mic Tofaj, dhe Fatlinda Maloku-Tofaj/ Klankosova.tv Dy persona vdesin në Bjeshkët e Junikut