Bizneset në Kosovë po mbyllen, Deda: Kurti s’i jep pesë pare për krizën ekonomike NULL NULL 01.08.2025 18:18 01.08.2025 18:18 Ilir Deda Analisti politik, Ilir Deda, në emisionin “DPT te Fidani” foli rreth krizës ekonomike në Kosovë, dhe situatës në vend që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deda thotë se në Kosovë vetëm politikë nuk ka, derisa për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, thotë se atij nuk i intereson fare kriza ekonomike në vend, transmeton Klankosova.tv. “Sot s’ka politikë në Kosovë, dhe atë që po e shohim na sot, është bukfalisht mungesë e dashnisë për këtë vend, e për njerëzit e këtij vendit nga ata të cilët i kanë fituar zgjedhjet”. “Dje, është mbyll një biznes në Kaçanik, i cili ka punësuar 200 njerëz. Në të gjithë Kosovën, kemi mbyllje të bizneseve, të cilët punësojnë 50, 100, 150 njerëz, dhe dikujt atje, ose Albin Kurti, nuk i jep pesë parë për krizën ekonomike, e cila është në këtë vend, e cila është si rezultat e asaj që ai e sheh si zhvillimin ose moszhvillimit të këtij vendi. Mos të flasim humbjen e çfarëdo imazhi pozitiv të vendit tonë jashtë Kosovës”, tha Deda. Tutje, Deda thotë se përderisa politikë në Kosovë nuk ka, ai e quan më shumë si lojë fëmijësh.