Bizare, u anulua trepikëshi në NBA ndonëse koshi ishte pranuar dhe loja kishte vazhduar (VIDEO) NULL NULL 31.05.2022 00:12 31.05.2022 00:12 Trajneri i Miami Heat, Erik Spoelstra, ka reaguar i revoltuar nga vendimi i çuditshëm i referove në ndeshjen e shtatë ndaj Boston Celtics të cilën vendësit e humbën në finalet e Konferecës së Perëndimit në NBA. Basketbollistit Mike Struss i ishte pranuar trepikëshi por pastaj, ndonëse loja kishte vazhduar dhe nuk ishte ndërprerë menjëherë loja për rishikim të atij koshi të shënuar, referët papritmas njoftuan se koshi ishte anuluar për shkak se Strussi e kishte shkelur vijën. Në këtë mënyrë, epërsia e Celtics që ishte shkrirë në tetë pikë, kishte shkuar në 13 pasi Bostoni realizuan një dypikësh në aksionin tjetër. “Isha i shokuar”, ka thënë Spoelstra. “Po e pyesja asistentin tim Chris Quinnin për këtë”. “Fakti që ndodhi, tri, katër a pesë minuta pasi kishte nisur loja – kjo e ndryshon kontekstin se si luani”. “Ne po fillonim ta merrnim momentumin. E ndieni që është një lojë me disavantazh prej tetë pikësh dhe pastaj shikoni lart dhe është disavantazh prej 13 pikësh, dhe nuk ka shpjegim për këtë gjë, pos që është kthyer në zyrat e ligës.”. “Puna është që nëse ndodh asisoj, duhet të ndodhë menjëherë dhe ju duhet t’i përshtateni”.