Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bisseck i jep qetësi Interit, “Nerazzurët” shënojnë golin e tretë

NULL NULL
12.04.2025 19:23

Shtatë minuta pasi Cagliari u kthye në lojë duke e ngushtuar epërsinë ndaj Interin, në skenë doli Bisseck.

Mbrojtësi gjerman arriti që të realizonte golin e tretë për “Nerazzurët”, të cilët gjatë pjesës së parë shënuan dy herë.

Fillimisht sfidën e zhbllokoi Arnautoviq në minutën e 13-të, kurse 13 minuta më vonë Lautaro Martinez dyfishoi atë.

Kurse për Cagliarin realizoi Piccoli në minutën e 48-të në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A.

Nëse Interi e fiton duelin e sotëm, atëherë do të ngjiten në kuotën e 71 pikëve, me gjashtë më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!

lajme të ngjashme