Bislimi s’ka ide për “armaturën” (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 13.09.2022 20:48 nga Besnik Tahiri 13.09.2022 20:48 Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan të martën marrëveshjen e parë financiare vjetore në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) me vlerë 63.96 milionë euro. Në emër të BE-së firmën e vuri shefi i zyrës së Brukselit, Thomas Szunyog deri në emër të qeverisë kosovare nënshkroi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi. Që të dy marrëveshjen e konsideruan si fort të rëndësishme për Kosovën, njofton Klan Kosova. E Szunyog, foli edhe për rëndësinë e madhe që e ka për rrugën euro-integruese arritja e ujdisë Kosovë-Serbi. “Është shumë e qartë se procesi i integrimit evropian është i lidhur me dialogun dhe e vetmja mënyrë se si Kosova mund të arrijë në BE është duke negociuar, pajtuar, e ratifikuar marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve”, tha Szunyog. Për këtë normalizim presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se evropianët këshilltarët franko-gjerman i paraqiten atij atë që quhet “armatura e re “ në bisedime. I dyti i qeverisë që është kryenegociator nga pala kosovare, mohon të jetë në dijeni për këtë. “Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës dhe nuk marrë vesh shumë nga armatura dhe nuk kam qenë prezent në takimin e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Francës me Vuçiqin, mendoj se pyetja është drejtuar në adresë të gabuar”, ka thënë Bislimi.