Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi ngushëllon mbarë kombin shqiptar për humbjen e Kadaresë

NULL NULL
01.07.2024 11:19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ngushëlluar mbarë popullin shqiptar për humbjen e poetit, Ismail Kadare.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave.

“Kështjella, Kronikë në gur, Pallati i Ëndrrave, Prilli i thyer, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Mosmarrëveshja. Këto janë vetëm disa nga qindra testamentet letrare që po lë pas pena e artë e shkronjës shqipe, Ismail Kadare. Krijimtaria dhe moria e dorëshkrimeve të tij, do të jetojë përherë mbi raftet tona të librave. Për ta lexuar e kujtuar, vlerësuar e çmuar. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai, raporton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.