Historia e lavdishme e Fullkrugut te Gjermania NULL NULL 03.07.2024 09:49 03.07.2024 09:49 Fotografia që po e shihni më lart është e dy futbollistëve gjermanë, Nicholas Fullkrug dhe Antoino Rudiger. Dy bashkëmoshatarët shihen me fanella të kombëtares gjermane gjatë kohës kur luanin për grupmoshat e reja. Të qenët si një ndër kombëtaret historikisht më të mira në botë, e bën Gjermaninë një skuadër me konkurrencë të madhe për të zënë një vend te ta. Fullkrugu në tre vjetët e fundit shkëlqeu me Werder Bremenin dhe pastaj edhe me Borussia Dortmundin, dhe më në fund u thirr te seniorët. Përderisa Rudigeri kishte debutuar më 2014, në moshën 21-vjeçare, debutimi i Fullkrugut erdhi tetë vjet më vonë, më 2022. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.