Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi i thotë Sarrazinit se masat e BE-së ndaj Kosovë janë të padrejta

NULL NULL
28.02.2024 13:49
Besnik Bislimi
Foto: Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mirëpriti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kosova e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.

“Palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike. Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë”, ka thënë Sarrazin. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme