Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi e Petkoviq në takimin e radhës në Bruksel

NULL NULL
02.07.2024 08:42
twitter-miroslav-lajcak
Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq i Serbisë, në takim me ndërmjetësin e BE-së, Miroslav Lajçak. Foto: Miroslav Lajçak / X / Arkiv

Emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot në Bruksel do të takohet kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Përmes një postimi në Facebook të hënën, ai ka theksuar se në takimin e sotëm do të fliet për hapat konkret për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve.

Mes tjerash, Lajçak ka shkruar edhe për takimet e javës së kaluar në Bruksel në kuadër të dialogut.

“Javën e kaluar, Borrell dhe unë pritëm Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Beograd-Prishtinë”.

Sipas tij, nga ky takim nuk është parë ndonjë përparim për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve mes dyja vendeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.