Joselu me koment epik për Kroosin: Shpresoj ta pensionojmë para kohe të premten NULL NULL 04.07.2024 09:44 04.07.2024 09:44 Në qershor e fituan Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por të premten Joselu i Spanjës dhe Toni Kroosi i Gjermanisë përballen me kombëtaret e tyre në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Kroosi tashmë e ka përfunduar karrierën me klubin, duke varur atletet menjëherë pas finales me Borussia Dortmundin, shkruan Klankosova.tv. Ai natyrisht që shpreson që ndeshjen e fundit ta ketë finalen e Evropianit që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij, por këtë dëshirë po dëshiron t’ia prishë Joseluja. “Shpresoj që ta pensionojmë para kohe Kroosin”, ka thënë ai për mediat, duke aluduar në dëshirën për fitore të Spanjës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.