“Bisha” një milion dollarëshe NULL NULL 08.03.2016 12:13 08.03.2016 12:13 Kjo makinë me 700 kuajfuqi dhe 6.8 tonë ka vlerën 1 milion dollarë - e krahasueshme me supermakinat e prodhuesve të mëdhenj. Big Toyz Racing Motors, kompani e njohur për modifikime, ka vendosur në shitje një makinë gjigante të cilës i ka vënë çmimin 1 milionë dollarë. I njohur si “Sin City Hustler”, “Bisha” është model i zgjatur i Ford Excursionit. Ai është 9.75 metra e gjatë dhe peshon 6.8 ton dhe ka një motor V8 8.5 litër me më shumë se 700 kuajfuqi. Në “Sin City Hustler” mund të akomodohen 12 pasagjerë.