“Bisha” e Obamës, vetura më e sigurtë në botë NULL NULL 13.01.2016 13:00 13.01.2016 13:00 Mes rritjes së pasigurisë nën ndikimin e krizës industria e automobilave ka prodhuar një makinë që është ndoshta më e sigurta në botë – limuzinën zyrtare për Presidentin Obama. Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është njeriu më me ndikim në botë. Normalisht bashkë me gjithë këtë fuqi, vie edhe rreziku. Për t’u kujdesur për sigurinë e të parit të shtetit më të fuqishëm të botës, kujdesen rreth 1,300 agjentë të shërbimeve sekrete – siguri nga ana njerëzore. Ndërsa, kur flitet për aspektin e sigurisë në aspektin e makinerive, vetura e tij është më e sigurta e botës. E quajtur “Bisha”, vetura me të cilën udhëton Obama është më e sigurtë se disa mjete luftarake. Dritaret e “Bishës” kanë trashësi 13 cm, janë të padepërtueshme nga bombat dhe plumat blindshpues. Dritarja e vozitësit hapet vetëm 3 cm, që ai të mund të komunikojë me agjentët që janë jashtë veturës. Dyert janë të veshura me pllaka të blinduara me trashësi 20 cm – rreth 6 cm më të holla se ato të veturës me të cilën udhëtonte presidenti Bush. Këto dyer kanë peshë të njejtë me atë të një avioni Boeing 757. Enterieri thuhet të jetë i izoluar edhe në rast të një sulmi kimik. Poashtu, një sistem e izolon makinën në rast të sulmit, njejtë siç izolohen arkat e bankave. Vozitësi i Obamas nuk është i çfardoshëm. Ai është një agjent i stërvitur i CIA, me njohuri në shumë fusha. Serbatori është i gjithi i veshur me shtresë antiplumb. Gomat janë rezistente në plumba dhe çfarëdo mjeti dëmtues për gomat e zakonshme. Trupi i makinës është krijuar për të devijuar gurët dhe shkëmbinjtë. Besohet të jetë një kombinim i çelikut, aluminit, titanit dhe qeramikës.