Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bindeni shefin, ja 3 arsye pse vikendi duhet të zgjasë tri ditë

NULL NULL
05.07.2016 14:20
Man using laptop on dock over calm lake

Vera ka më shumë lezet kur vikendet keni të zgjatura, nga 3 ditë. Ju duhen me patjetër ato ekstra orë për të udhëtuar në një vend dhe për të parë më shumë perëndime të diellit.

Studiuesit sjellin dëshminë që edhe shefin tuaj do ta bindin se pse është më mirë që të keni vikende të zgjatura:

Planifikimi i pushimeve tri ditore gjatë tërë vitit, mund ta rrisë produktivitetin tuaj

Nëse shkoni për pushime të shkurtra, kjo do të jetë çelësi i të qenit më të lumtur në punë, sidomos nëse shkoni për pushime rregullisht. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Stress and Health”, nëse shkoni për pushime më shpesh gjatë vitit keni shëndet më të mirë.

Të punuarit shumë gjatë, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

Nëse rrini duke punuar edhe gjatë vikendeve, duhet ta dini se s’po i bëni aspak mirë shëndetit. Sipas një studimi të publikuar në gusht të vitit të kaluar nga University College në Londër, ata që punojnë rreth 55 orë në javë, janë më të rrezikuar të kenë sulm në zemër, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Katër ditë shkollë në javë, u ndihmojnë fëmijëve të mësojnë më shumë

Children on a school field trip in nature

Një vikend i zgjatur dhe një javë me më pak punë, nuk është fitimprurëse vetëm për ata që punojnë. Edhe fëmijët e shkollave fillore janë më produktivë nëse gjatë javës, shkojnë më pak në shkollë.

lajme të ngjashme