Billy Joe Saunders fiton titullin e kampionit të botës – mposht Shefat Isufin NULL NULL 19.05.2019 00:30 19.05.2019 00:30 Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, e ka humbur meçin ndaj kundërshtarit britanik, Billy Joe Saunders. Të dy sportistët u ndeshën për titull bote në kategorinë super të mesme në versionin WBO, transmeton Klan Kosova. Ky meç i cili ishte shumë i rëndësishëm për karrierën e Isufit është zhvilluar në stadiumin e klubit Stevenage në Angli. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Isufit, Saunders (ish-kampioni i botës në këtë divizion) edhe një herë dëshmoi cilësinë e tij të lartë dhe u bë boksieri i parë britanik që mbanë titullin e kampionit të botës në dy kategori të peshave pas një kohe shumë të gjatë. klankosova.tv