Bill Clintoni shtrohet në spital NULL NULL 23.12.2024 23:34 23.12.2024 23:34 Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në spital për shkak të etheve. Sipas një ndihmësi të tij, situata nuk është urgjente, dhe se Clintoni e ka vetëdijen e që ndihet mirë shpirtërisht. Ai u dërgua në spitalin MedStar Georgetown University në Uashington për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. 78-vjeçari ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore, madje i është nënshtruar një operacioni të zemrës më 2004, si dhe një procedure tjetër më 2010.