Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 19 mijë e 328 raste pozitive, 3 mijë e 126 raste aktive NULL NULL 31.10.2020 08:14 31.10.2020 08:14 Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 19 mijë e 328 raste nga 92 mijë 706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 678 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 15 mijë e 434 pacientë të shëruar. IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 67 persona.