BIK kërkon lejimin e bartjes së shamisë në shkolla NULL NULL 04.08.2022 17:30 04.08.2022 17:30 Bashkësia Islame e Kosovës i është drejtuar me një kërkesë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për lejimin e bartjes së shamive në shkolla. BIK kërkon që të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, që ua ndalin bartjen e shamisë nxënëseve. “Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”. Bashkësia Islame kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe kryeministri Albin Kurti, që ta anulojnë këtë vendim. “Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë