Big Brother po fillon - Drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi zbulon detaje ekskluzive (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Big Brother po fillon – Drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi zbulon detaje ekskluzive (VIDEO)

NULL NULL
05.12.2022 15:03

Pak orë na ndajnë nga momenti kur do t’i hap dyert shtëpia më e madhe në vend, Big Brother Vip Kosova.

Detaje ekskluzive për spektaklin më gjigant medial në Kosovë ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.

Ai gjatë një interviste në emisionin “Radioaktiv” në Klan Kosova FM ka zbuluar shumë të pathëna rreth këtij formati televiziv, të pari të kësaj natyre në Kosovë.

“Do të jetë shumë madhore, besoj se do t’i dalim karshi edhe pritjeve të audiencës. Natyrisht se nuk na lejohet që t’i zbulojmë se kush do të jetë brenda shtëpisë”, tha mes tjerash Kelmendi.

Edicioni i parë i reality show që nis sonte nga ora 21:00 do të transmetohet përmes ekraneve të Klan Kosova dhe Artmotion, ndërsa pritet të sjellë sensacion në botën mediale në vend.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni intervistën e plotë të drejtorit të përgjithshëm të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi:

 

 

 

 

lajme të ngjashme