Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bien Facebook-u, Instagram-i dhe WhatsApp-i

NULL NULL
03.04.2024 22:13
Facebook Papers Mideast Maid Abuse
Instagram, Messenger dhe Facebook, platformat e kompanisë Meta. Foto: AP

Aplikacionet Instagram, WhatsApp dhe Facebook duket se janë shkëputur për pak kohë në një ndërprerje të madhe në kompaninë mëmë Meta.

Problemet teknike pasuan një ndërprerje të ngjashme rreth një muaj më parë. Këtë javë, përdoruesit raportuan gjithashtu probleme në Instagram dhe platformën e tij të mikroblogimit, Threads.

Meta nuk i ishte përgjigjur çështjes në momentin e publikimit. Kompania shpesh vonohet për të njoftuar për problemet, dhe zakonisht nuk jep ndonjë informacion se si dhe pse ato kanë ndodhur.

Por gjurmimi i faqes së internetit “Down Detector” tregoi një numër të madh raportimesh të problemeve në të tre aplikacionet kryesore të Meta-s të mërkurën, 3 prill. Përdoruesit raportuan probleme me dërgimin e mesazheve dhe lidhjen e tyre me internet.

Megjithatë, përdoruesit njoftuan se problemi u evitua brenda një kohe të shkurtër. Disa raportuan se platformat ishin të ngadalta pasi u bënë sërish të disponueshme. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.