Bie Qeveria e Holandës, partia e djathtë tërhiqet nga koalicioni NULL NULL 03.06.2025 14:03 03.06.2025 14:03 Lideri i ekstremit të djathtë në Holandë, Geert Wilders, ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës, duke çuar në rënien e qeverisë pas më pak se një viti në pushtet. Ky vendim vjen pas një përplasjeje të ashpër brenda koalicionit lidhur me politikat e azilit dhe emigracionit, transmeton klankosova.tv. Wilders kishte kërkuar 10 masa shtesë për azilin, përfshirë ngrirjen e aplikimeve për azil, ndalimin e ndërtimit të qendrave të pritjes dhe kufizimin e bashkimeve familjare. Kryeministri Dick Schoof bëri një përpjekje të fundit për të shpëtuar koalicionin, duke thirrur një takim me liderët e partive të koalicionit të martën në mëngjes. Por takimi zgjati vetëm një minutë përpara se Wilders të largohej, duke i dhënë fund qeverisë së përbashkët. Pritet që në vend të kësaj të mbahen zgjedhje të parakohshme.