Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në vend, sot vetëm 99 raste pozitive NULL NULL 24.08.2020 15:06 24.08.2020 15:06 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar edhe 99 raste të reja pozitv me COVID-19. Numri total i rasteve pozitive tanimë është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton Klan Kosova. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë. Ndërsa, gjatë të njëjtës peridhuë kohore janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.