Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A” NULL NULL 16.01.2026 20:25 16.01.2026 20:25 Informacion i përditësuar në orën 21:00: Lajmi i publikuar para pak kohe nga Klankosova.tv për rënien nga sistemi të bllokut A3, tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht. Kjo shihet nga gjenerimi live nga blloqet e KEK-ut. Aktualisht, shihet se A3, gjenerimin e ka zero. Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit. Klan Kosova ka mësuar se ky bllok ka rënë tashmë dhe është konfirmuar që s’ka prodhim. Por dje, Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike. Sipas tyre, po prodhohej energji me kapacitete maksimale operative, në përputhje të plotë me parametrat teknikë dhe kapacitetet reale të njësive ekzistuese, me një prodhim bruto ditor prej mbi 20,000 MWh. Njoftim të ri nga KEK deri tash s’ka pasur, ndërsa Klan Kosova do të iu mbajë të informuar. /klankosova.tv