Bideni miraton ofrimin e minave tokësore për Ukrainën NULL NULL 20.11.2024 09:58 20.11.2024 09:58 Arkiv: Joe Biden - Foto: Reuters Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar ofrimin e minave tokësore për Ukrainën, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Ky është një hap që mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimeve ruse në lindje të saj, veçanërisht kur përdoret së bashku me municione të tjera nga Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina të përdorë minat në territorin e saj, megjithëse është zotuar të mos i përdorë ato në zonat e populluara me civilët e saj, tha zyrtari, transmeton Klankosova.tv. Washington Post raportoi fillimisht këtë zhvillim.