Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden: Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, më vdekjeprurëset që nga Holokausti

NULL NULL
11.10.2023 23:23
Joe Biden
Joe Biden

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka cilësuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit si ditën më vdekjeprurëse për hebrenjtë që prej Holokaustit.

Biden këto komente i bëri derisa po fliste me udhëheqësit hebrenj në Uashington, teksa tha se sulmet e Hamasit janë mizori e pastër.

Ai gjithashtu u tha atyre se vendosja e anijeve ushtarake dhe avionëve amerikanë më afër Izraelit duhet të shihet si një sinjal për Iranin.

“Ne ua kemi bërë të qartë iranianëve: Jini të kujdesshëm”, tha Biden, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Në luftimet mes Hamasit dhe Izraelit deri më tani janë vrarë 1 mijë e 200 izraelitë, ndërsa janë shënuar mbi 1 mijë e 100 viktima palestineze.

Kujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur për vizitë zyrtare në Izrael, në shenjë mbështetjeje ndaj shtetit hebre.

Ai po ashtu pritet që nesër të takohet edhe me presidentin e autoritet palestinez, Mahmoud Abbas.

lajme të ngjashme