Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden: Sulmet amerikane ndaj Houthit do të vazhdojnë

NULL NULL
18.01.2024 20:29
Presidenti amerikan, Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sulmet ushtarake amerikane ndaj objektivave Houthi në Jemen do të vazhdojnë.

Biden ka pranuar se ata nuk kishin arritur të ndalonin këtë grup deri më tani, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria amerikane mbrëmë gjuajti një valë të katërt të sulmeve me raketa me anije dhe nëndetëse kundër vendeve të kontrolluara nga Houthi.

Sulmet u nisën nga Deti i Kuq dhe goditën 14 raketa që komanda i konsideroi një “kërcënim të afërt”.

 

lajme të ngjashme