Biden sefte në Izrael, nuk i injoron as palestinezët (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 13.07.2022 20:39 nga Iliri Pireva 13.07.2022 20:39 Autoritet e izraelite mirëpriten presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, i cili, të mërkurën, nisi udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme, që nga marrja e detyrës. Nikoqirët hapën tapetin e kuq për kreun Shtëpisë Bardhë pasi ai mbërriti në Air Force One në aeroportin Ben Gurion, ku u përshëndet nga një grup politikanësh, njofton Klan Kosova. “Jam krenar të them se marrëdhënia jonë me shtetin e Izraelit është më e thellë dhe më e fortë, sipas mendimit tim, se sa ka qenë ndonjëherë”, tha Biden Qëllimin e vizitës së presidentit më të fortë në botë e tregoi kryeministri izraelit, Yair Lapid. “Gjatë vizitës ne do të diskutojmë çështjet e sigurisë kombëtare. Do të flasim për ndërtimin e një arkitekture të re të sigurisë dhe ekonomisë me vendet e Lindjes së Mesme, pas Marrëveshjes së Abrahamit dhe arritjeve të Samitit të Negevit”, shtoi ai. Biden do tw kalojw dy ditë në Jerusalem për bisedime me udhëheqësit vendorw, përpara se të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, të premten në Bregun Perëndimor. Pas këtij takimi ai niset për në Arabinë Saudite.