Biden nënshkruan projektligjin që dërgon ndihmë miliardëshe për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin NULL NULL 24.04.2024 18:17 24.04.2024 18:17 Presidenti amerikan, Joe Biden Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar një projektligj që jep miliarda ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin. Pjesa më e madhe e paketës së ndihmës prej 95 miliardë dollarësh do të shkojë në Ukrainë, por rreth 26 miliardë dollarë do të ofrojë ndihmë gjatë luftës për Izraelin dhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas nënshkrimit të projektligjit, Biden ka ritheksuar mbështetjen për Izraelin. “Përkushtimi im ndaj Izraelit, dua ta bëj të qartë përsëri, është i hekurt”, është shprehur ai.