Biden kërkon trefishim të tarifës për çelikun kinez NULL NULL 17.04.2024 14:04 17.04.2024 14:04 Fabrikë amerikane Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, është duke kërkuar trefishim të tarifës për çelikun dhe aluminin kinez. Në një takim me anëtarë të sindikatës “United Steelworkers” në Pittsburg, këtë të mërkurë ai ka bërë thirrje nga përfaqësuesja për tregti Katherine Tai që të trefishohet tarifa për importet nga aktualja që është prej 7.5 përqind, raporton Financial Times, transmeton KlanKosova.tv. Fushata e Biden është duke provuar që të mbështetet në sindikatat e punëtorëve, përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në të cilat Pennsylvania mund të luajë rol përcaktues. “Është me rëndësi për ne që të dalim përpara rritjes së eksportit kinez dhe presionit të tyre të vazhdueshëm në çmime që e bën më të vështirë për kompanitë amerikane të çelikut për të konkurruar”, ka thënë një zyrtar amerikan. Ai ka theksuar se veprimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me zgjedhjet.