Biciklistë të zhveshur rrugëve të Filadelfias NULL NULL 30.08.2015 20:00 30.08.2015 20:00 Mijëra biciklist të zhveshur por të ngjyrosur në tërë trupin, të shtunën janë shëtitur rreth Filadelfias, për të promovuar ruajtjen e karburantit si dhe imazhin pozitiv të trupit. Shumica e biciklistëve kishin të vënë maska e ngjyra në trup, por kishte edhe të atillë që rrugëve me bicikletë kishin dalë vetëm me këpuca, transmeton Klan Kosova. Një prej pjesëmarrësve në këtë ngjarje ishte edhe Debbie Kaighn, që kishte mbathur vetëm çorape dhe këpucë. “Unë jam një nudiste që beson në lirinë e trupit”. “Por unë jam edhe një bicikliste”, u shpreh Kaighn.