Biblioteka sekrete e Sirisë NULL NULL 08.09.2016 19:32 08.09.2016 19:32 Në një periferi të Damaskut, librat që mbajnë raftet janë të shpëtuar nga ndërtesat e bombarduara. Në katër viteve të fundit, gjatë rrethimit të Darayya, vullnetarët kanë mbledhur mbi 14 mijë libra nga shtëpitë e dëmtuara. Librat janë mbajtur në një vend sekret mes frikës se kjo “bibliotekë” do të jetë në shënjestër nga forcat qeveritare por-Asad, ndërsa vizitorët duhet të shmangin predhat dhe plumbat për të arritur në hapësirën e leximit nëntokësor. Ajo quhet Biblioteka sekrete e Sirisë, dhe shumë atë e shohin si burim të jetës, transmeton Klan Kosova. “Në një kuptim biblioteka ma dha përsëri jetën time”, i tha BBC, Abdulbaset Alahmar, një përdorues i rregullt. “Unë do të thosha sikurse trupi që ka nevojë për ushqim, shpirti ka nevojë për libra”. klankosova.tv