Biblioteka Kombëtare s’është e “shëmtuar” NULL NULL 01.12.2024 20:36 01.12.2024 20:36 Biblioteka Kombëtare Me dekada Biblioteka Kombëtare e ka identifikuar Kosovën dhe kryeqytetin e saj Prishtinën. Mirëpo, këtë vepër të Andrija Mutnjakoviq disa faqe ndërkombëtare për turizëm e kishin futur në listën e dhjetë objekteve më të shëmtuara në botë, raporton Klan Kosova. Me këtë vlerësim nuk pajtohet vet arkitekti 95 -jeçar. Ai përmend çmimet që i ka fituar në festivale prestigjioze. Arkitekti kroat nuk ka hequr dorë nga projekti i tij i vjetër 40-vjeçar. Mutnjakoviq erdhi përsëri në Prishtinë gjatë javës për ta ridizejnuar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Projekti i këtij objekti përfundoi në vitin 1982. Arkitektit kroat në atë kohë, i kishte dështuar përpjekja për ta ideuar Bibliotekën e Sarajevës. Këtë rast e shfrytëzoi kolegu i tij i njohur shqiptar Bashkim Fehmiu, i cili arriti t’i bindte autoritetet e kohës që projektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës t’ia besonin Andrija Mutnjakoviqit.