Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Kongresin Botëror të Bibliotekave në Kazakistan

NULL NULL
18.08.2025 11:12

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve të Bibliotekave (IFLA), do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Bibliotekave dhe Informacionit, që do të mbahet nga sot e deri më 22 gusht 2025 në Astana, Kazakistan.

Ky kongres, me rëndësi të veçantë në fushën e bibliotekarisë dhe shkencës së informacionit, mbledh profesionistë, studiues dhe drejtues institucionesh nga e gjithë bota për të shkëmbyer njohuri, përvoja dhe ide inovative, duke kontribuar në zhvillimin e politikave dhe praktikave bashkëkohore të shërbimeve bibliotekare./Klankosova.tv

No description available.

lajme të ngjashme