Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mbledh shkrimtarë nga diaspora

NULL NULL
04.08.2015 22:16

Shumë krijues letrarë nga diaspora do të mblidhen të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Biblioteka Kombëtare do t’i bashkoi ata në një orë letrare.

Ora letrare me shkrimtarë nga diaspora fillon të mërkurën në ora 11:00, ku në kuadër të këtyre aktiviteteve, për diasporën është edhe një shkollë verore me nxënës nga diaspora, apo kampi i dytë që fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 10 gusht.

Kjo është njëra nga 200 aktivitetet për bashkatdhetarët tanë, që organizohen nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me partnerët e saj, në kuadër të fushatës ” Ti je pjesë e atdheut”, e cila ka për qëllim regjistrimin e bashkëatdhetarëve në Republikën e Kosovës.

lajme të ngjashme