Bianchi, 9 muaj pas aksidentit akoma në gjendje kome NULL NULL 14.07.2015 21:10 14.07.2015 21:10 Vozitësi i Formula 1, Jules Bianchi është në gjendje kome pasi ai u përfshi një një aksident në pistën e Suzuka në Japoni tetorin e vitit të kaluar. Situata në të cilën ndodhet 25-vjeçari francez vazhdon të jetë kritike dhe janë të pakta shanset që Bianchi të kthehet në gjendjen e mëparshme janë të pakta. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe babai i tij, Phillipe Bianchi. “Pavarësisht dhimbjes që ndjejme duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe ta kuptojmë se situata që ai po kalon nuk është nga më të mirat, madje sot shpresat tona janë më të pakta se dy ose tre muaj pas aksidentit që ai pësoi në Japoni” deklaroi Phillipe Bianchi për mediat, transmeton Klan Kosova. Ish piloti i skuadrës Marussia është duke qëndruar në një spital në Nice të Francës. Jules prej nëntë muajsh ndodhet në gjendje kome.