Beyonce akuzohet për plagjiaturë NULL NULL 02.08.2022 08:45 02.08.2022 08:45 BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - JUNE 24: Kelis attends the 2nd annual Hollywood Unlocked Impact Awards at The Beverly Hilton on June 24, 2022 in Beverly Hills, California. (Photo by Prince Williams/Getty Images) LONDON, ENGLAND - JULY 14: Beyonce Knowles-Carter attends the European Premiere of "The Lion King" at Odeon Luxe Leicester Square on July 14, 2019 in London, England. (Photo by David M. Benett/Dave Benett/WireImage) Beyonce është akuzuar për plagjiaturë nga këngëtarja Kelis, pas publikimit të saj albumit të ri “Renaissance”. Ajo pretendon se kënga e pestë e quajtur “Energy” e Beyonces në albumin e ri, është e ngjashme me “Get Along Ëith You” të këngëtares amerikane. Në një postimi në Instagram, Kelis ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj kompozitorëve të këngëve, Pharrell Ëilliams dhe Chad Hugo. “Jam e shokuar sepse niveli i mungesës së respektit dhe injorancës së plotë nga të tre palët e përfshira është befasues. E kam dëgjuar si gjithë të tjerët. Asgjë nuk është kurrë siç duket. Disa nga njerëzit në këtë industri nuk kanë shpirt apo integritet dhe i kanë mashtruar të gjithë. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj meje. Unë kam të drejtë të zhgënjehem. Unë do të marr atë që është e imja dhe dua kompensim. Paqe”. Këngëtarja amerikane sqaroi gjithashtu se problemi i saj i vërtetë nuk është me Beyoncé, por me kompozitorët e këngëve, që e mashtruan për të drejtën e autorit. Albumi “Renaissance” u publikua më 29 korrik 2022.