Betonjerka bën “helaq” rrugën Pejë-Prishtinë, qytetarët e ndalin shoferin (VIDEO) NULL NULL 17.04.2026 19:55 17.04.2026 19:55 Një betonjerkë në rrugën Pejë – Prishtinë, ka pësuar telashe teknike, kësisoj duke shkaktuar rrjedhje betoni në rrugë dhe duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, shihet se si betoni është përhapur në një pjesë të korsisë, ndërsa disa qytetarë kanë reaguar menjëherë duke pastruar sipërfaqen para se materiali të ngurtësohej. Ndërkohë, shoferi i betonjerkës është detyruar të ndalojë mjetin për të identifikuar dhe rregulluar problemin që shkaktoi rrjedhjen. Më poshtë gjeni pamjet: