Betohet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi NULL NULL 11.03.2024 16:39 11.03.2024 16:39 Jeton Bytyqi betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese Radhëve të Gjykatës iu shtua edhe një gjykatës. Jeton Bytyqi e dha betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani e uroi Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni. “Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentes transmeton Klankosova.tv E pranishme në ceremoni ishte edhe kryetarja e Kushtetueses, Gresa Cakaj.