Beteja e kreut të tabelës, Prishtina për ‘trenin e fundit’, Bashkimi për t’u konfirmuar NULL NULL 03.04.2025 17:56 03.04.2025 17:56 Sigal Prishtina sonte zbret në “Pallatin e Rinisë” me krejt forcat, për të synuar triumfin ndaj liderit të ProCredit Superligës në basketboll, Bashkimit nga Prizreni. Ndonëse vendin e parë e kanë thuajse të pamundur për ta arritur, megjithatë kryeqytetasit janë në garë të hapur për pozitën e dytë, e cila do t’i “kursente” nga çerekfinalet, raporton Klankosova.tv. Aktualisht Trepça është e dyta, por nëse humb sonte nga Peja dhe “Plisat” i mundin “Arpagjik’t”, atëherë kampionja aktuale zbret e treta, me pikë të njejta me prishtinasit. Renditja aktuale në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll Luftë e madhe po bëhet edhe për vendin e katërt, ku Golden Eagle Ylli po e pret një gabim të Pejës. Këto të dyja me shumë gjasë do të ballafaqohen mes vete në Play-Off, andaj çështja qëndron tani te pozicionimi, pasi kush e zë pozitën 4, do ta ketë përparësinë e terenit vendas, njofton Klankosova.tv. Elita basketbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Kujtesa! Kujtojmë se dy pozitat e para të renditjes tabelare kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale. Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv. Në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1). Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6. Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit fillon në orën 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion. Komentator, Agon Fehmiu!