Besojeni ose jo, në Beograd arrestohet një shtetas zviceran që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare NULL NULL 02.11.2024 18:26 02.11.2024 18:26 Simboli i shqiponjës dykrenare. Foto ilustruese Në Beograd është arrestuar një shtetas zviceran, pasi i njëjti raportohet se e ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, ivica Daçiq. Ai tha se policia në Beograd e ka arrestuar zviceranin, “i cili në cep të rrugës ‘Takovska’ dhe sheshit ‘Nikola Pashiq’ ka shfaqur simbolin e Shqipërisë së Madhe – shqiponjën dykrenare, ndërsa është në kërkim një person tjetër që e ka fotografuar”. Ai tha se edhe personi i dytë është identifikuar si G. V. (33 vjeç), shtetas zviceran. Daçiqi tha se puna e mëtutjeshme vazhdon për këtë rast. /Klankosova.tv