Beshiktashi, dobët në Europa League NULL NULL 03.10.2024 22:58 03.10.2024 22:58 Beshiktashi mposhtet në shtëpi nga Eintracht Frankfurti në Europa League, 3 tetor, 2024. Foto: AP Beshiktashi i Milot Rashicës nuk po arrin të këndellet në Europa League. Pas humbjes së thellë në xhiron e parë te Ajaxi (4-0), Milot Rashica me shokë u mposhtën edhe në shtëpi nga Eintracht Frankfurti. Dy gola të shpejtë të mysafirëve në pjesën e parë (’19, ’22) dhe një në minutat e fundit të ndeshjes (82′) mjaftuan që të sigurojnë fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Evropës. E turqit krejt çka mundën të bënin ishte t’i shënonin një gol në minutën 93 mysafirëve. Gjermanët në xhiron e parë barazuan me Plzenin në shtëpi, me rezultat 3-3. Vlen të theksohet se Rashica luajti plot 63 minuta. /Klankosova.tv