Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Besa për Kosovën dërgon në Gjakovë 200 pako

NULL NULL
27.04.2020 12:53

Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata Germin sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Gjakovës.

Kjo është komuna e katërt që ndihmohet nga kjo fushatë, dhe gjatë këtij aksioni u shpërndan 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, ku që të gjitha pakot janë me produkte MADE IN KOSOVA, njofton Klan Kosova

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, është fushatë humanitare e cila do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA.

Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ndihmë familjeve në nevojë.


Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, ku ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar në: https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.