Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Besa Famgas e Rahoveci të martën mësojnë kundërshtarët evropianë

NULL NULL
05.09.2022 18:28

Të martën prej orës 11:00 tërhiqet shorti për raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti tërhiqet në selinë e EHF-së në Vjenë.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane paraqiten Besa Famgas e Rahoveci e potencialisht edhe Kastrioti.

Kastrioti garimin e nis prej raundit të parë, ndërsa përballë në fundjavë do ta ketë Graçanicën e Bosnjë-Hercegovinës, transmeton Klankosova.tv.

Në short, Besa Famgas është bartëse, ndërsa Rahoveci nuk është bartës. Rahoveci debuton në gara evropiane.

Ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane luhen më 29/30 tetor dhe 5/6 nëntor.

lajme të ngjashme