Bes Kallaku flet për thashethemet se është në një romancë të re NULL NULL 28.05.2024 15:00 28.05.2024 15:00 Bes Kallaku, prej dy ditësh ka qenë në qendër të spekulimeve se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar ekskluzivisht për Anabel. Në lidhje me vërtetësinë e thashethemeve, për AnabelMagazine Besi u shpreh: “Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”. Më tej, aktori i humorit shtoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”. Si nisën thashethemet? Çiljeta ishte në koncertin e Besit në Bruksel dhe postoi një foto. Më pas, publikuan të dy një foto nga kënde të ndryshme, në të njëjtin vend.