BERZH 39.9 milionë euro kredi Kosovës NULL NULL 05.09.2015 10:36 05.09.2015 10:36 Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Kosova është përfituese e një kredie nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo kredi arrin vlerën prej 39.9 milionë euro dhe do të përdoret për rehabilitimin e hekurudhës nga kufiri me Maqedoninë në Hanin e Elezit deri në Leshak në kufi me Serbinë, ka bërë të ditur ministri Hoti në profilin e tij në facebook. Ai po ashtu ka bërë të ditur se Kosova është në prag të marrjes së një kredie tjetër nga një organizatë financiare ndërkombëtare. “Pas disa muajsh nënshkruhet edhe kredia tjetër me Bankën Evropiane për Investime në vlere prej 41.4 milionë euro. Po ashtu, Komisioni Evropian do të mbështesë ketë projekt me 79.8 milion euro grant, si dhe grante prej 1.1 milionë euro nga BERZH dhe 5.5 milion euro grant nga ËBIF. Pjesa tjetër është kontribut i Qeverise së Kosovës”, ka shkruar Hoti. Ministri po ashtu e ka theksuar se kjo kredi do t’i sjellë Kosovës shumë përfitime ekonomike. “Kjo kredi dhe të tjerat për projektet e ardhshme, do të hapin mundësi për një zhvillim më të shpejtë ekonomik të Kosovës, rritje të shpejtë të punësimit dhe integrim në tregje rajonale dhe evropiane”.