Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berry thotë që Oskari i saj nuk e përmirësoi diversitetin

NULL NULL
03.07.2017 11:56

Halle Berry ka shprehur zhgënjimin që fitorja e saj historike e çmimit Oskar ka dështuar në përmirësimin e llojllojshmërinë në industrinë e filmit.

Kur ajo e fitoi çmimin e aktores më të mirë në Oskar më 2002, ajo u bë aktorja e parë me ngjyrë që e fitoi këtë çmim.

Por, 15 vjet më vonë, ajo ende mbetet si aktorja e vetme me ngjyrë që u shpërblye me këtë çmim prestigjioz.

“Qëndroja aty dhe mendoja, ‘wow, ai moment vërtetë nuk paska nënkuptuar asgjë’. Nuk pati vlerë fare. Mendoja që nënkuptonte diçka, por mendoj që nuk nënkuptoi asgjë”, tha Halle Berry për Teen Vogue duke iu referuar ceremonisë Oscar të vitit 2016 ku asnjë aktor e aktore me ngjyrë nuk ishin nominuar.

 

lajme të ngjashme