Bërnabiq e falënderoi Escobarin për mbështetjen e SHBA-së në formimin e Asociacionit NULL NULL 16.03.2023 09:42 16.03.2023 09:42 Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka falënderuar të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për mbështetjen e vendit të tij në dialogun Kosovë-Serbi. Siç bëhet e ditur në një njoftim të qeverisë që e drejton Bërnabiqi, ajo e ka falënderuar zyrtarin e lartë amerikan për siç thuhet “mbështetjes që jep në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njofton Klankosova.tv. Shefja e ekzekutivit serb është takuar të mërkurën me Escobarin dhe me këtë rast ka deklaruar se qëllimi i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe forcimi i bashkëpunimit në rajon, si dhe përkushtimi ndaj dialogut. Gjithashtu theksohet se në takim ajo ka folur për “rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, mbi të gjitha Marrëveshjen e Brukselit, dhe rëndësinë e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pritur të mërkurën në Beograd edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit, Vuçiqi tha se ka pasur një bisedë “të hapur dhe të drejtë” me zyrtarin amerikan dhe se beson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në, transmeton Klankosova.tv. https://klankosova.tv/vuciqi-pas-takimit-me-escobarin-folem-per-zgjidhje-kompromisi-me-kosoven/
Lajme OKB-ja bën thirrje për dërgimin e ushqimit për mijëra njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi e Siri 2 months